Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mori të pandehur 3 zyrtarë për tenderin e ushqimeve, reagon PD: U provua se thamë të vërtetën


Ditën e sotme SPAK mori 3 zyrtarë të pandehur lidhur me tenderin e ushqimeve të kryer nga Ministria e Mbrojtjes për familjet në nevojë gjatë pandemisë.

Pas kësaj ka reaguar Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se denoncimi i bërë nga PD-ja është u dokumentua nga SPAK dhe tregon abuzimin e Ministrisë me fondet duke eblerë ushqimin me dyfishin e çmimit dhe pa garë.

Postimi i plotë:

Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vërtetën, siç ka bërë këto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka.

Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4 fishin e çmimit dhe tenderat u shpallën sekretë.

Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u përpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin.

Vjedhja me prova në kohën me të vështirë për shqiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *