Gazetari Klodian Tomorri ka bërë ironi pas pas përfundimit të afatit në oren 12:00 të mesditës së sotme për procedurën e ‘Ndërtimit të Tunelit të Llogarasë’.
Tomorri shkruan se tashmë pritet nisja e procedurave e më pas ndërtimi i tunelit, gjithnjë nëse qeveria nuk nis me historitë e shpalljes fitues në tender, kompaninë me ofertën më të lartë financiare.
Në orën 12:00 të mesditës së sotme përfundoi afati i procedurës për ‘Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë’, ku ka dalë oferta më e ulët, e bërë nga kompania Gjoka Konstruksion sh.a. me 14 miliardë lekë të reja, ose 5 miliardë më pak se limiti prej 19 miliardësh.
Në këtë tender kanë marrë pjesë gjashtë kompani, katër të huaja e dy shqiptare ndërsa kompania me ofertën më të lartë ka qenë ajo turke Limak, me 19 miliardë lekë të reja, sa është fondi limit.
“Po vjen tuneli. Nëse nuk fillojnë me këto historitë që kanë zakon ku nxjerrin fitues ofertën më të lartë.” – shkruan Tomorri në Facebook.