Vendosni fjalën kyçe....

Transformimi i pabesueshëm i qenushit që u braktis në koshin e mbeturinave


Të përkujdesesh për katërputrakët mund të dojë angazhim të madh por ajo mund të transformojë jetesën e tyre.

I tillë është rasti me qenushin Shoku i cili nga i braktisur në një kosh mbeturinash falë përkujdesjes ndryshoi totalisht.

Për rastin në fjalë Erbi Ago thotë në një postim në rrjetet sociale se “u gjet nga Animal Rescue Albania në një pikë grumbullimi plehrash, “ai qeni zgjebs” i thonin tek zona. Por Shoku, me ndihmën e mirësisë është ky që është sot, një bukurosh filmash”.

Fotot që ai përcjell tregojnë transformimin nga një qenushi i braktisur te një qenush i shëndetshëm dhe dukshëm ndryshe nga pika zero e trajkterores së jetës së tij nga endecak te jetësa me një person që kujdeset për të.

Raste të tilla japin shembullin që duhet të ndiqet sa herë shfaqen situata të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *