Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Devi Kasmit, apeli lë në fuqi burgun përjetë për Efthimios Efthimiu


Tashmë ka një vendim të formës së prerë me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit.

Apeli në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm ish-komandon greke, Efthimios Efthimiu.

Efthimiu u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Gjithashtu u dënua me 33 vite burg i bashkëpandehuri tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshon se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze.

Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *