Vendosni fjalën kyçe....

7 viktima dhe 726 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


 

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 726 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 7 vdekje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 103.746, ndërsa i vdekjeve në 3.151.

Të dhënat tregojnë se 368 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 91.875 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 526.870 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.144 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.720.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *