Pas kthimit nga Brukseli, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se në ditët në vijim, Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë Raportin e përgatitur nga Isabel Santos, e cila kërkon caktimin e datës dhe mbajtjen pa humbur më kohë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.
“Bruksel – Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur. Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë.”- shkruan Balla.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ndodhej në Bruksel i shoqëruar nga Balla, për mbledhjen e 11-të të Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.