Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në Njësinë Nr.4, në Tiranë.
Gjatë bisedave me qytetarët, Basha iu tregoi atyre planin e tij qeverisës ndërsa qytetarët i shprehën atij shqetësimet e tyre dhe problemet me të cilat përballen.
Në veçanti qytetarët u ankuan se gjendja ekonomike e tyre po vështirësohet çdo ditë.
“S’kemi mundësi. Edhe të tjerët për shembull kur marrin, çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gjë vjen duke u shtrënguar.”– u ankua një qytetar.
Basha u shpreh se ka rënë një pandemi tjetër mbi pandeminë, por u zotua se çdo gjë do të ndryshonte pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Ka rёnё pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë qё kanё harxhuar pёr tё kuruar tё afёrmin dhe kudo qё shkoj nёpёr ushqimore, nё dyqane buke mё thonj njerëzit s’kanё mё as me ble ushqimet e ditёs.
Problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditё sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve.
Tani unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla ta ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё viti.”– tha Basha.