Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa, tanimë artistja e dytë më e dëgjuar në botë në “Spotify”


Dua Lipa tanimë është artistja e dytë më e dëgjuar në të gjithë botën në “Spotify”, dhe e para nëse llogarisim vetëm aertistet gra. Në vend të parë është The Weeknd.

Që 1 nga marsi 2021, The Weeknd ka më shumë dëgjues në muaj në Spotify mes artistëve burra dhe Dua Lipa ka më shumë dëgjues në muaj mes artisteve gra.

Në “Spotify” thuhet se Dua ka arritur mbi 63 milionë dëgjues në muaj dhe duket se e gjithë kjo pas publikimit të albumit “Future Nostalgia”.

Vetëm një ditë më parë ky album i Duas është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.

“Future Nostalgia” u publikua në mes të pandemisë vitin e kaluar dhe numëron 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90′. Ky është gjithashtu dhe albumi që prej dy javësh kryeson listën e ‘Top Global Albums’ në Spotify.

Dua nuk kishte sit ë mos reagonte e lumtur për këtë në rrjetet sociale, ku shprehet: “Çmenduri! Faleminderit shumë!” Ajo ka publikuar edhe një foto në “Instagram” ku shpreh emocionet për këto vlerësime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *