Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Europian do të propozojë certifikatat e vaksinave në kohë për pushimet verore


Komisioni Evropian do të propozojë këtë muaj një certifikatë dixhitale në të gjithë BE-në, që siguron provën që është bërë apo jo vaksina kundër COVID-19 që mund të lejojë evropianët të udhëtojnë më lirshëm gjatë verës.

Ekzekutivi i BE-së synon të paraqesë planet për këtë në 17 Mars dhe të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare për të siguruar që sistemi të funksionojë edhe përtej Bashkimit Evropian.

Kjo certifikatë siç shkruan Reuters, do të siguronte prova se një person është vaksinuar, rezultatet e testeve për ata që nuk janë vaksinuar ende dhe do jepte informacion mbi shërimin e atyre që e kanë patur COVID-19.

“Qëllimi është t’i lejojmë ata gradualisht të lëvizin të sigurt në Bashkimin Evropian ose jashtë tij- për punë ose turizëm.”- tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një postim të hënën.

Komisioni dëshiron të krijojë një sistem në të gjithë BE-në për të parandaluar marrëveshjet e ndara mes vendeve të BE-së që do të copëzojnë tregun e tij të brendshëm dhe për të shmangur gjetjen e vetes subjekt i një sistemi të vendosur nga një vend i tretë ose nga një gjigand i teknologjisë.

Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides tha se shpërndarjet e vaksinave do të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

“Shpërndarjet e vaksinave duhet të ndjekin gjithashtu që të mos ketë boshllëqe dhe asnjë vaksinë të mos mbetet e papërdorur.”– tha ajo në një konferencë shtypi, citon Reuters.

Krerët e BE-së ranë dakord javën e kaluar për të punuar për certifikatat e vaksinave, me vendet anëtare të jugut si Spanja dhe Greqia veçanërisht të etura për të zhbllokuar turizmin këtë verë.

Megjithatë, nuk është ende e qartë ende nëse njerëzit e vaksinuar mund të transmetojnë virusin tek të tjerët. Disa vende, të tilla si Franca dhe Belgjika, gjithashtu kanë shprehur shqetësimin se lehtësimi i udhëtimit vetëm për njerëzit e vaksinuar do të ishte i padrejtë.

Komisioni megjithatë tha se donte të shmangte çdo diskriminim. Vendet e BE-së do të ishin të lira të vendosnin kriteret e tyre për hyrje, megjithëse kufijtë e hapur e bëjnë këtë një detyrë të vështirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *