Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Luginës së Preshevës: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi


Kryetar i Luginës të Preshevës Shqiprim Arifi në një intervistë për Balkan Talks në Euro News Albania ka folur për ndikimin e fitores të Vetëvendosjes në Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc.

Arifi mendon se kjo fushatë solli më në fund vëmendjen te Lugina e Preshevës.

“Ka qenë fitore spektakolare fitorja e Vetëvendosjes, por për mua ka qenë e llogaritur si pasojë e partive të vjetra dhe ishte e pritshme. Ndodhi e njëjta gjë si me ne, ku në 2017 na shkarkuan dhe një vit më vonë i kemi përmbysur në zgjedhjet e reja. Pas shkarkimit e kam uruar për fitoren Kurtin se e dija që do fitonte zgjedhjet e ardhshme

Pas një fushate intensive duke kritikuar për mënyrën e politikës dhe nevoja për ta aktualizuar temën e Preshevës, ajo që kemi parë në fushatë është reflektimi. Ne duam që Presheva mos bëhet një Çamëri e dytë,”- thotë Arifi.

Mungesa e vendosjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë ka sjellë diskriminim të vazhdueshëm për shqiptarët aty. Arifi tregoi se shqiptarët e Luginës duan që të kenë një përfaqësues gjatë dialogut me Serbinë.

Kjo është temë tabu dhe shqiptarët janë diskriminuar prej 30 vitesh. Ne e kemi të përditshëm diskriminimin dhe ka munguar reagimi e strategjia nga qeveria në Kosovë dhe Shqipëri. Ne jemi të çuditur nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që nuk ka pasur reagime më parë për Luginën e Preshevës. Tema është aktuale dhe është pjesë e dialogut dhe ne duam të jemi pjesëmarrës që të tregojmë perspektivën e jetuar” – rrëfen Arifi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *