Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet në burg gjyqtarja Enkelejda Hoxha, lirohet mjeku Edvin Prifti


Gjykata e Posaçme për Korrupsionin e Krimin e Organizuar ka lënë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, që u arrestua më 11 shkurt në Gjykatën e Krujës.

Ndërsa mjeku Edvin Prifti është liruar, pas ndryshimit të masës së sigurisë.

Këtij të fundit iu gjet në shtëpi një sasi e madhe të hollash për të cilat ai pretendoi se ishin fituar në mënyrë të ligjshme nga shitja e një prone të bashëshortes. Megjithatë gjykata ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga puna për kardiokirurgun e njohur.

Ata u ndaluan bashkë me disa persona të tjerë si pjesë e një hetimi nga SPAK ndaj gjyqtares Hoxha. Ajo akuzohet për korrupsion në këmbim të parave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *