Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze reagon ndaj Metës: Ilir, të vetmit që parandjejnë tërmetet janë minjtë. Tani ose je mi i veçantë, ose i çmendur


Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta akuzoi gazetën TemA pse nuk e kishte marrë seriozisht dhe e kishte quajtur të çmendur, që i dërgonte shkresa kryeministrit Edi Rama për t’u përgatitur për tërmetet që do të binin në Shqipëri.

Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur botuesi i gazetës TemA, Mero Baze.

I dashur Ilir. Sa më shumë këmbëngul që parashikon tërmetet, aq më shumë i bind njerëzit që je çmendur.

Nuk ta ka fajin gazeta TemA.

Unë vetë jam diplomuar për gjeolog, por nuk i parashikoj dot tërmetet, pasi ata mund t’i kuptosh maksimumi 20 sekonda para rënies.

Zakonisht i ndjejnë minjtë. Ti qenke mi i veçantë ndaj dukesh i çmendur”-shkruan Baze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *