Vendosni fjalën kyçe....

Meta i kthehet ashpër Ramës: Kush prek votën do i pritet dora me gjithë thonj, me lekët e grabitura gjej avokat


Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit në drejtim të kreut të shtetit.

Zëdhënësi i presidentit shkruan në Facebook se shqiptarët e kanë provuar drejtësinë koreanoveriore të kreut të qeverisë e atë do e hedhin në koshin e plehrave.

Meta e akuzon Ramën se ka kapur drejtësinë me ligje antikushtetuese të cilat vijon t’i miratojë.

“Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave. Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët. Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot.” – shkruan Blushi.

Ai shton më tej se kryeministri do e marrë përgjigjen e merituar më 25 prill duke ritheksuar se kushdo që prek votën e lirë do i pritet dora bashkë me thonjtë, duke ironizuar kreun e qeverisë.

Po kështu zëdhënësi i Metës e paralajmëron Ramën që të marrë avokat mbrojtës me lekët që u ka grabitur shqiptarëve.

“Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë. Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë. Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë. “Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme. Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë. Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!” – mbyll reagimin Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *