755 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë për mosmbajtjen e maskës.
101 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë duke qenë se janë kapur pa maskë në mjetet e transportit publik ose duke udhëtuar në makinë pa masa mbrojtëse me persona jashtë rrethit familjar.
Një subjekt është penalizuar me 1 milion lekë gjobë pasi sipas policisë është kapur duke ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokollit të sigurisë.
Për sa u përket lëvizjeve jashtë orës policore, që nis në orën 20:00, janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja nëntë persona.