Politikanë shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës janë mbledhur me Lezhë me rastin e 577 vjetorin e Lidhjes së Lezhës.
Ata janë shoqëruar nga qytetarë të shumtë e kanë ecur në ‘Bulevardin Gjergj Fishta’ para se të vendosnin kurora në monumentin që i kushtohet asaj.
Në këtë tubim ishin të pranishëm kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Zijadin Sela, kreu i Komunës së Tuzit në Mal të Zi Nik Gjeloshaj e deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kreu i Vetëvendosjes Kurti tha gjatë fjalës së tij se shqiptarët duhet të faktorizohen kudo që janë dhe të largojë krizën që e ka pllakosur.