Kryeministri Rama pohoi sot se Shqipëria ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i qeverisë tha se kjo po mundësohet falë revolucionit dixhital që është bërë gjatë qeverisjes së tij.
Sipas Ramës, pasaporta dixhitale do ndihmojë qytetarët të lëvizin në rastet kur vende të caktuara do e kërkojnë si kusht për të lejuar udhëtimin.
“Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.” – tha Rama.