Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën e Bashën: Reforma në drejtësi e besueshme sa niveli i shkallimit të presidentit, Luli i lidhur me zinxhirë


Kryeministri Rama ka sulmuar presidentin Meta e kreun e opozitës Basha.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i qeverisë tha se Basha është i lidhur me zinxhir ndërsa tha se efektet e reformës në drejtësi janë aq të besueshme sa niveli i shkallimit të Metës.

Ai u pyet lidhur me reformën në drejtësi ku pohoi se çdo ligj që kalohet e miratohet është jo vetëm vullnet i qeverisë por edhe i SHBA-së.

“Ju nuk do të bëni gabimin që bën Ilir Mmeta dhe ata që kanë lidhur Lulin me zinxhir, sepse reforma në drejtësi dhe jo çdo ligj po çdo nen i çdo ligji të të gjithë paketës të reformës nuk është vullnet i shumicës qeverisëse, por vullnet i plotë i garantëve të reformës, miqtë amerikanë. S’ka nen të reformës që kalon pa u diskutuar dhe miratuar bashkarisht. Reforma në drejtësi është aq e besueshme sa niveli i shkallimit të Ilir Metës. Shikoni Ilir Metën dhe aty matet besueshmëria e reformës, kuptoni se ka filluar të japë disa shenja domethënëse që nuk janë shumë dhe fare mjaft por që janë mjaftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. Shumë e qartë kjo.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *