Të shtëna me armë janë regjistruar në kryeqytet këtë mbrëmje. Dyshohet se me armë është qëlluar drejt automjetit të shtetasit N.A.
Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
“Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën”-thuhet në njoftimin e policisë.