Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca i përgjigjet Ramës: Nëse zgjidhesh deputet më 25 Prill, përballesh sy më sy me Metën



Zëdhënësi i presidentit ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas prezantimit të programit të kryeministrit Edi Rama për Drejtësinë.

Zëdhënësi Tedi Blushi, nuk i ka kursyer ironitë ndaj Ramës, duke e quajtur atë ‘shakaxhi të integrimit’.

Blushi thotë se nëse Rama do të zgjidhet më 25 Prill deputet, do të takohet përsëri përballë presidentit Ilir Meta në Parlamentin e Ri dhe ky ballafaqim do të jetë “i pashmangshëm”.

“Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.
Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!
Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht tek Drejtësia, që ti ke kapur.
Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit ‘Babëzia’ dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!”– shkruan zëdhënësi i Metës.

Po ashtu Blushi ka paralajmëruar Ramën që mos ta votojë në Kuvend koncesionin për aeroportin “Nënë Tereza”.

“Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.”- shton ai.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit për Drejtësinë, kryeministri Edi Rama disa herë e konsideroi 25 Prillin si ditën kur vendoset fati për Drejtësinë në Shqipëri.

Disa herë ai akuzoi presidentin Ilir Meta se e ka sulmuar Reformën në Drejtësi, për shkak se ka frikë nga ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *