Vendosni fjalën kyçe....

Seth Rogen zgjeron kompaninë e tij të marijuanës në SHBA: Puna e jetës sime


Aktori dhe producenti amerikano-kanadez Seth Rogen, ka lancuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompaninë e tij të marijuanës.

“Përshëndetje, unë jam Seth Rogen. Nëse dini qoftë dhe vetëm një gjë për mua, unë do të supozoj se është që unë me të vërtetë e dua barin.”– tha Rogen në një video në “Twitter” të hënën në mëngjes.

Ai njoftoi se lulja e marijuanës dhe produktet shtëpiake qeramike të kompanisë së tij “Houseplant” do të nisë punën në Kaliforni javën tjetër. Rogen e quajti atë “punën e jetës” së tij.


Të tre llojet e marijuanës të kompanisë “Houseplant” janë ato që Rogen pëlqen të pijë “gjithë ditën”, si për shembull “Pancake Ice”.

NBC shkruan se faqja e internetit e “Houseplant” ra pasditen e së hënës, pasi Rogen ndau lajmin me mbi 9 milion ndjekësit e tij në Twitter.

“Houseplant” u themelua në maj të vitit 2019 dhe është pjesërisht në pronësi të “Canopy Growth Corporation”, një konglomerat kanabisi kanadez që ka nënshkruar marrëveshje me emra të mëdhenj si Snoop Dog dhe Martha Stewart.

Kompania me qendër në Toronto aktualisht ofron lloje të kanabisit të luleve të thata, kapsula softgel dhe cigare hashashi në dyqanet në të gjithë Kanadanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *