Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në një qendër testimi të koronavirusit në Amsterdam (PAMJET)


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur sot në një qendër testimi të koronavirusit në veri të Amsterdamit, para lindjes së diellit këtë të mërkurën.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer dritaret e godinës, por jo njerëz të lënduar. Policia tha se ky ishte një sulm i qëllimshëm.

Një ekip eksplozivësh shkoi në vendngjarje në qytetin Bovenkarspel, 55 km në veri të kryeqytetit, për të ekzaminuar pajisjen.

Mbetjet metalike të eksplozivit, me madhësi rreth 10 cm me 10 cm u gjetën para ndërtesës dhe “duhet të jenë vendosur” atje, tha zëdhënësi i policisë, Menno Hartenberg për Reuters.

“Diçka e tillë nuk ndodh thjesht rastësisht, duhet të vendoset nga dikush.”– tha zëdhënësi.

Incidenti vjen pak para zgjedhjeve kombëtare që do të mbahen në 17 Mars, e shihen gjerësisht si një referendum mbi trajtimin pandemisë nga qeveria.

Zemërimi ndaj autoriteteve të kujdesit shëndetësor është rritur që nga fillimi i vitit 2021, me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit tani të shoqëruar për një detaj sigurie.

E mërkura është dita e parë prej disa muajsh kur masat e bllokimit në Hollandë janë lehtësuar disi, me rihapjen e parikerive dhe dyqaneve jo thelbësore që pranojnë vetëm një numër të vogël të klientëve./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *