20 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Viktimat sipas njoftimit zyrtar janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç.
Nga 3268 testime të kryera janë gjetur 847 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet covid në Tiranë dhe tre spitale rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Për sa u përket vaksinimeve në vend, në 24 orët e fundit janë kryer 1014 të tilla duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 16,807.