Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Rama po bën shtëpitë e po sjell vaksinën, t’i japim një dorë për mandatin e tretë


Kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje banorëve të Baldushkut që t’i besojnë Edi Ramës një mandat të tretë për të përfunduar punët që janë nisur.

Ai ndodhej në përurimin e disa banesave në fshatin në periferi të kryeqytetit ku theksoi se në gjithë Tiranën e Shqipërinë do fitojë puna.

“Më vjen mirë kur shoh se është punuar me të njëjtin standard, si në qytet, ashtu edhe majë kodrës, në Balshaban. Në fund, puna flet vetë. Ajo që kemi bërë këtu në Baldushk është fantastike, duke filluar nga investimet e rrugëve, investimet e ujësjellësit, investimet tek urat, shkollat, tregu i Baldushkut, ndërsa tani do vijojmë edhe lagjen me 30 shtëpitë e fundit. Në finale, edhe në Baldushk, ashtu si në të gjithë Tiranën, do fitojë puna. E gjitha kjo arrihet më së pari me besim. Nëse dyshojmë të gjithë, nëse bëhemi cinikë dhe themi kjo s’bëhet, atëherë asgjë nuk bëhet. Nëse i japim njëri-tjetrit besim dhe themi do besojmë Edi Ramën, që po i bën shtëpitë, po sjell vaksinën, që do vazhdojë urbanizimin dhe modernizimin e shtetit, tjetri inkurajohet dhe prej inkurajimit kthehet në projekt. Ndaj, ju kërkoj të gjithëve që t’i japim një dorë Edi Ramës.” – tha ndër të tjera Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *