Kriptomonedha kryesore në botë, Bitcoin, u rrit sërish pas një rënieje ditët më herët, duke arritur vlerën mbi 49,000 dollarë. Rritja vjen ndërsa qeveria kineze ka në plan të ndalojë minierat e kriptomonedha në vend.
Rajoni verior kinez i Mongolisë së brendshme, zona globale e minierave për kriptomonedhat, po i ndalon ato. Autoritetet rajonale pritet të ndalojnë të gjitha projektet e reja dhe të mbyllin veprimtaritë ekzistuese.
Sipas projekt-planit, të zbuluar nga autoritetet zyrtare të Pekinit, veprimtaritë e minierave të kriptomonedhave do të ndalen në prill 2021. Ndalimi vjen si pjesë e masave më të gjera për të ulur konsumin e energjisë nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Mongolia e brendshme, që është bërë e preferuar midis personave të përfshirë në këtë industri për shkak të fuqisë së saj të lirë, synon të mbajë rritjen e konsumit të energjisë në rreth 1.9 përqind në 2021. Ndalimi përfshin rivlerësimin e sektorëve të tillë intensiv të energjisë si çeliku dhe qymyri.
Drafti vjen disa javë pasi qeveria e qortoi rajonin se ishte i vetmi që nuk arriti të kontrollojë konsumin e energjisë në 2019.