Vendosni fjalën kyçe....

Dioqeza katolike në SHBA këshillon besimtarët të mos bëjnë vaksinën “Johnson & Johnson” pasi është bërë me qeliza nga abortet


Ndërsa Johnson & Johnson ka hedhur në treg vaksinën e sapomiratuar Covid-19 në SH.B.A., ajo po përballet me një polemikë fetare, pasi Kryepeshkopata Katolike e New Orleans e ka etiketuar atë “të kompromentuar moralisht” për lidhje me qelizat e abortit.

“Katolikët këshillohen që të mos marrin vaksinën pasi Johnson & Johnson përdor linja qelizore që rrjedhin nga abortet dekada më herët si në testimin ashtu edhe në prodhimin e produktit të ri.” – tha Kryepeshkopata në një deklaratë.

Pfizer-BioNTech dhe Moderna kanë përdorur linjat qelizore nga abortet në testimin e vaksinave të tyre të miratuara më parë, por jo në proceset e tyre të prodhimit, kështu që ato konsiderohen ‘moralisht të pranueshme’ për shkak të lidhjes së tyre ‘jashtëzakonisht të largët’ me abortin, argumentoi katoliku i dytë më i vjetër në shtetin amerikan.

“Ne themi se vendimi për të marrë vaksinën Covid-19 mbetet një përgjegjësi individuale. Ne gjithashtu pohojmë se në asnjë mënyrë pozicioni i kishës nuk e zvogëlon keqbërjen e atyre që vendosën të përdorin linjat qelizore nga abortet për të bërë vaksina. Duke vepruar kështu, ne këshillojmë që nëse vaksina Moderna ose Pfizer është në dispozicion, katolikët duhet të zgjedhin të marrin secilën prej atyre vaksinave dhe jo vaksinën e re Johnson & Johnson për shkak të përdorimit të gjerë të linjave qelizore të abortit.” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *