Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, zbulohen emrat e dy personave të shpallur në kërkim


Kanë dalë emrat e dy personave që akuzohen për ekzekutimin e Tauland Beqirajt (Gjikës) ditën e djeshme në Vlorë.

Bëhet fjalë për Skedjan Gabranin e Elton Hajnajn. 31-vjeçari u qëllua për vdekje në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit e menjëherë pas ngjarjes u ndalua Hansi Jonuzaj.

Ai u ndalua pasi akuzohet se ishte në drejtimin e mjetit që u përdor për ekzekutimin e Beqirajt.

Gabraj e Hajnaj janë shpallur në kërkim pasi u larguan nga vendi i ngjarjes. Pas krimit të rëndë policia sekuestroi një mjet si dhe një automatik tip Kallashnikov që dyshohet se është përdorur në krim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *