Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputetja franceze sulmon firmat e mëdha farmaceutike për vaksinat, akuza për Von der Leyen (Video)


Si mundet që Komisioni Evropian të pranojë t’u përulet kompanive farmaceutike si kjo?”. Kjo është akuza që deputetja e Parlamentit Evropian, Manon Aubry, bëri gjatë seancës plenare të Parlamentit të BE-së duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen.

Video u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën.

Unë kam ndjesinë – vazhdon eurodeputetja 31-vjeçare franceze nga partia France Insoumise – se udhëheqësit e mëdhenj të farmaceutikës kanë krijuar” ligjin “për vete“.

Sipas eurodeputetes, negociatave u mungon transparenca. Dhe madje edhe në kontratat e bëra publike, informacionet kryesore, të tilla si “çmimi, orari i dorëzimit“, që “janë të fshehura” mungojnë. Dhe ka gjithashtu akuza për dërgesat, “vonesa, padyshim pa asnjë sanksion“. “Dhe në të njëjtin skandal dhe me patentat“,-vazhdon Aubry përsëri.

Ne jemi të aftë të vendosim kufizime të pabesueshme për lirinë e bashkëqytetarëve tanë, por  nuk jemi në gjendje të vendosim rregulla për farmacutistit e madhenj?”, nënvizon Aubry, e cila bën thirrje për krijimin e një “Komisioni hetimor për përgjegjësitë e Komisionit për këtë katastrofë “./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *