Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli nis projektin pilot të gjurmimit të zbatimit të karantinës me byzylykë elektronikë


Izraeli ka zbuluar një byzylyk për ndjekjen e koronavirusit si një alternativë ndaj një karantine dy-javore për udhëtarët që vijnë, duke shkaktuar shqetësime mbi privatësinë.

Një program pilot për byzylykun e gjurmimit nisi të fillim të javës në ‘Aeroportin Ben Gurion’, ku 100 pajisje iu dhuruan udhëtarëve që mbërrinin si një mënyrë për të shmangur një qëndrim në një hotel karantine të administruar nga ushtria.

Në vend të kësaj, ata që zgjedhin sistemin e byzylykut – i cili përmban shiritin elektronik, një aplikacion për smartphone dhe një pajisje gjurmimi të montuar në mur – do të jenë të lirë të kthehen në shtëpi ku do vetëkarantinohen për dy javë.

Ndërsa pajisja do të lajmërojë autoritetet nëse personat largohen nga banesa, Ordan Trabelsi, CEO-ja i SuperCom, kompania që qëndron pas byzylykut, tha se nuk mbledh ndonjë informacion tjetër, duke këmbëngulur që teknologjia është minimalisht ndërhyrëse në privatësinë e personave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *