Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Mos intimidoni votuesit, kjo është e papranueshme


Në bashkëbisedimin e sotëm online me përfaqësues të Shoqërisë Civile, presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje partive politike që të mos intimidojnë  Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të mos intimidojnë votuesit në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne.

Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është detyra jonë të edukojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre. Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, çon përpara demokracinë, e forcon dhe përmirëson atë. Partitë të paraqesin alternativat e tyre dhe jo të intimidojnë votuesit, se kjo është e papranueshme.”- tha Meta gjatë fjalës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *