Vendosni fjalën kyçe....

Padia në gjykatë e PD-së ndaj Ramës e Veliajt: Po paguajmë 23 milionë euro për incineratorin e Tiranës që s’ekziston gjëkundi


Partia Demokratike vijon procesin gjyqësor me qeverinë në Gjykatën e Tiranës lidhur me incineratorin.

Selia blu e akuzon qeverinë se i paguan para nga buxheti kompanisë private lidhur me incineratorin e Tiranës, që nuk ekziston ende.

Zëdhënësja e PD-së, Zhupa deklaroi se katër vjet për dhënies së koncesionit për incineratorin e Tiranës që nuk ekziston.

“Sot jemi 4 vjet pasi është dhënë koncesioni i inceneratorëve të Tiranës dhe ende vazhdon procesi i shpronësimeve që e bën shteti për një privat. Miliona euro janë dhënë deri më sot për një incenerator që nuk ekziston. Ne mund të shkojmë së bashku në çdo moment, jemi të hapur, i thamë dhe gjykatës ne mund të shkojmë ta vërtetojmë se atje nuk digjet asgjë. Ne paguajmë një shërbim që nuk e marrim, nga një shërbim publik që ishte Sharra dhe landfilli i Sharrës brenda natës u kthye në një monopol privat dhe u 100- fishuan çmimet dhe e paguajnë qytetarët e Tiranës.” – tha Zhupa.

Ajo shtoi më tej se deri sot për këtë koncesion janë paguar 23 milionë euro dhe se PD-ja e ka denoncuar këtë aferë korruptive në SPAK duke i bërë thirrje këtij të fundit që ta zbardhë atë.

Po kështu Zhupa theksoi se PD-ja nuk do ndalet në denoncimet e saj përballë asaj që e quajti mafia e incineratorëve.

“Deri më sot ne kemi paguar 23 milionë euro për një inceneratori që nuk ekziston dhe pastaj jemi të detyruar të vijmë këtu dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, për të treguar që akuzat tona janë të drejta. Partia Demokratike ka bërë dhe një padi në SPAK ku ka denoncuar me fakte dhe prova se kush janë shkeljet ligjore dhe çfarë besojmë ne se është e drejta për qytetarët shqiptarë për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre abuzimeve që i tregojnë fare qartë dhe raportet ndërkombëtare. Ne do të jemi përballë mafies së inceneratorëve. Gjithmonë na kanë përballë, nuk trembemi nga gjyqet, nuk trembemi nga shantazhet. Më 25 prill merr fund çdo lloj abuzimi me fondet publike.” – deklaroi Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *