Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit u ankuan se Meghan i kishte bullizuar, Pallati Buckingham nis hetimet


Pallati Buckingham thotë se do të hetojë pretendimet që janë ngritur nga punonjës të stafit mbretëror, se gruaja e princit Harry i bullizonte ata. Në një deklaratë për mediet, Pallati Mbretëror tha se ishte “shumë i shqetësuar” nga këto akuza.

Pallati tha se “nuk e toleron dhe nuk do të tolerojë bullizimin ose ngacmimin”.

Në deklaratë thuhet se do të pyeten anëtarë të stafit të përfshirë në këtë, për të marë nëse “mund të nxirren mësime nga kjo”, siç shkruan BBC.

Kjo vjen pas një raporti në gazetën “Times” se Meghan Markle ishte përballur me një ankesë për bullizim në kohën kur ajo mbante detyra mbretërore.

Sipas historisë së publikuar në “Times”, ankesa u bë në tetor të vitit 2018, kur duka dhe dukesha e Sussex-it po jetonin në Pallatin Kensington.

Një email nga një anëtar i stafit, i cili u botua nga gazeta, pretendon se Meghan dëboi dy asistente personale nga shtëpia. Raporti pretendon se ajo minoi besimin e një anëtari të tretë të stafit.

Në një deklaratë, Pallati Buckingham, i cili është përgjegjës për punësimin e stafit mbretëror tha: “Ne jemi qartë të shqetësuar për pretendimet e Times për ankesat e bëra nga ish-stafi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Prandaj, ekipi ynë i Burimeve Njerëzore do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull. Anëtarët e stafit të përfshirë në atë kohë, përfshirë ata që kanë lënë Familjen, do të ftohen të marrin pjesë për të parë nëse mund të nxirren mësime nga kjo”.

Pas këtyre lajmeve, zëdhënësi i saj tha se dukesha ishte e trishtuar nga këto sulme që i bëhen, veçanërisht sepse edhe vetë pa rënë pre e bullizmit.

“Dukesha është trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj karakterit të saj, veçanërisht si një person që ka qenë shënjestër e bullizimit vetë dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma. Ajo është e vendosur të vazhdojë punën e saj duke krijuar dhembshuri në të gjithë botën dhe do të vazhdojë të përpiqet të japë një shembull për të bërë atë që është e drejtë dhe për të bërë atë që është e mirë.”– tha zëdhënësi i Meghan-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *