Vendosni fjalën kyçe....

Rama e konfirmon, Najada Çomo do kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit


Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të sotëm të programit të tij të Shëndetësisë për zgjedhjet e 25 Prillit, ka bërë me dije se shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, do të kandidojë në listat e PS-së si deputete në këto zgjedhje.

Pasi zonja Çomo mbajti një fjalim, Rama tha se atë e kishte ftuar të bëhej pjesë e listës së kandidatëve të PS-së dhe ajo kishte pranuar. Rama i tha Çomos, se nuk donte që ajo të bëhej si ata, por ata të bëhen “si ajo”.

Jam shumë mirënjohës edhe për një fakt tjetër, duke patur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo ndeshje, kjo garë e 25 Prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte apo në anën tjetër të kësaj vite, njerëzit e zakonshëm, është një arsye për të reflektuar lidhur me skuadrën tonë.

Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes që dikush dhe kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit e njohur nga të gjithë, të vijë me ne jo për t’u bërë deputetja e radhës, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një nga karrigët e rehatshme, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave kur lufta është një luftë sy më sy dhe kacafytëse me armikun, të mos i mungojë Parlamentit, njerëzve, shumicës dhe qeverisë që do duhet të dëgjojë edhe më shumë, kuptojë e veprojë edhe më shumë në sinkron me njerëzit.

Kështu që në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk supozohej të nxirrej sot dhe morëm aprovimin tënd, dhe të jap fjalën se ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty dhe për këtë arsye na duhet prania jote.”– deklaroi Rama.

Një informacion i tillë, që Rama kishte ndërmend të bënte pjesë të listës së PS-së, shefen e Infektivit dhe njëkohësisht një nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve Najada Çomon, kishte qarkulluar më herët në disa medie. Ky lajm vjen pasi një tjetër anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Tritan Kalo, bëri të ditur se ishte larguar nga ky Komitet pasi “politika edhe njëherë tjetër i përçau mjekët”./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *