Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, përmes së cilës përpiqet të tregojë transformimin e qendrave shëndetësore gjatë qeverisjes së tij.
Rama shprehet se këto qendra shëndetësore dolën nga errësira në dritë.
“MIRËMËNGJES
dhe me ndryshimin kolosal nga themelet të qendrave shëndetësore të #Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë.
#SkaKohëPërPushim
#ShëndetësiaQëDuam”– shkruan Rama.
Videoja e Ramës nis me pamje të errëta të godinave thuajse të shkatërruara, me mure që rrezikonin të binin sipër, e më pas në pamje të ndriçuara fillojnë e shfaqen njëra pas tjetrës qendrat e reja shëndetësore.