Një projekt i ri i të dhënave ka identifikuar dhe klasifikuar rreth 140,000 specie virale të gjetura në zorrën njerëzore, më shumë se 50 përqind e të cilave ishin të panjohura më parë për shkencën.
Projekti është i njohur si Baza e të Dhënave të Gut Phage dhe ishte kulmi i analizës së 28,000 metagenomeve individuale – sekuencat e ADN-së të mostrave të mikrobeve të zorrëve të marra nga njerëz në 28 vende të botës.
Midis sasisë vërtet marramendëse të të dhënave ishin dhjetëra mijëra viruse të zbuluara rishtas dhe 142.809 specie virale të tjera, shumica e të cilave janë bakterofagë – viruse që infektojnë bakteret – dhe organizma shtesë me një qelizë të quajtur arkea.
Këto viruse u gjetën në njerëz të shëndetshëm pa shenja të ndonjë sëmundje specifike të lidhur me ‘mysafirët’ e tyre virale në zorrë.
“Është e rëndësishme të mbani mend se jo të gjitha viruset janë të dëmshëm, por përfaqësojnë një përbërës integrale të ekosistemit të zorrëve.” – shpjegon biokimisti Alexandre Almeida, i Institutit të Bioinformatikës të Laboratorit të Biologjisë Molekulare Evropiane.
Në fakt, bakteriofagët besohet se ndihmojnë në rregullimin e baktereve dhe shëndetin e vetë zorrës njerëzore, duke përforcuar idenë se jo të gjithë virusët janë armiqtë tanë.