Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen forcat e sigurisë në Kapitol, Inteligjenca ka informacione se do ketë përsëri trazira


Rritet siguria në Kapitol në përgjigje të “një komploti të mundshëm për të prishur” ndërtesën.

Siç shkruan BBC, kjo masë vjen pasi shërbimi i inteligjencës njoftoi se një grup i panjohur i milicisë ka planifikuar një sulmin për 4 Mars – ditën kur presidentët e SHBA-ve përuroheshin më parë.

Dhoma e Përfaqësuesve anuloi seancën e së enjtes, por Senati do të vazhdojë me axhendën e tij.

Ky kërcënim vjen dy muaj pas sulmit vdekjeprurës në ndërtesën e Kapitolit, nga një turmë protestuesish, mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump.

Ata hynë me dhunë në ndërtesën e Kapitolit në janar ndërsa ligjvënësit ishin brenda duke vendosur për të konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden, kur Trup ende nuk e kishte pranuar humbjen. Në fakt edhe sot që flasim, Trump nuk e pranon të ketë humbur.

Gjatë atyre trazirave humbën jetën 5 persona, duke tronditur themelet e demokracisë amerikane. Kreu i forcës policore të Kapitolit dha dorëheqjen më vonë.

Mbështetësit e një teorie konspirative të pabazuar besojnë se Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë përsëri në 4 Mars.

Çfarë thotë inteligjenca?

“Që nga fundi i shkurtit, një grup i paidentifikuar i ekstremistëve të dhunshëm të milicisë diskutuan planet për të marrë kontrollin e Kapitolit të SHBA-ve dhe për të hequr ligjvënësit demokratë në ose rreth datës 4 Mars dhe diskutuan planet aspiruese për të bindur mijëra njerëz të udhëtonin në Uashington për të marrë pjesë.”– thuhet në buletinin e ri të inteligjencës të publikuar nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Pas këtij vlerësimi, Policia e Kapitolit e SHBA-ve iu referua në një deklaratë “një komploti të mundshëm për të thyer Kapitolin nga një grup i identifikuar i milicisë të Enjten, 4 Mars”.

“Ne tashmë kemi bërë përmirësime të rëndësishme të sigurisë duke përfshirë krijimin e një strukture fizike dhe rritjen e fuqisë punëtore për të siguruar mbrojtjen e Kongresit, publikut dhe oficerëve tanë të policisë. Për shkak të natyrës së ndjeshme të këtij informacioni, ne nuk mund të japim detaje shtesë në këtë moment.”- thuhej në njoftimin e Policisë së Kapitolit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *