Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet në 11 mars vendimi në KLGJ për shkarkimin e gjyqtares, Enkeleida Hoxha


Shtyhet seanca për për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së, për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Paraditen e sotme, gjyqtarja e Krujës mbërriti me pranga në duar në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku pritej të merrej vendimi për shkarkimin e saj.

Me kërkesë të saj për të pasur më shumë kohë t’u mbrojtur, kryetarja e KLGJ-së ka vendosur të shtyjë seancën për 11 mars në orën 10:00.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ardian Visha për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash.

“KLGJ vendos të mospranojë kërkesat e avokatit për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash pasi ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Vendimi është unanim.”– tha Llagami.

Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha u arrestua pak kohë më parë, pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.

Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit dhe Hekuran Billës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *