Vendosni fjalën kyçe....

Syri.net: Balla fushatë me Astrit Sufalin, trafikantin në kërkim për vrasje në Itali


Një foto ekskluzive e publikuar nga Syri Tv, tregon Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i cili po bën fushatë në Peqin me Astrit Sufali,

Sufali është një trafikant vrasës i kërkuar në Itali për vrasje dhe qe mbrohet nga drejtesia shqiptare

Sufali njihet si një nga të fortët e Elbasanit.

Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vitin 2012 në Breshia të Italisë.

Sufali u arrestua në vitin 2017 në Peqin, me qëllim ekstradimin e tij në Italia.

Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA.

Por çuditërisht Sufali u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Ndërkohë që Sufali jo vetëm nuk u ekstradua, por vazhdoi të bëjë jetën e tij i lirë duke kërcënuar dhe goditur policinë. Ndërsa sot shfaqet me Taulant Ballën, në një kohë kur ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që politika të qëndrojë larg krimit në këto zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *