Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të plagosur në Suedi, dyshohet për sulm terrorist


Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur në Suedi, në atë që policia suedeze po e trajton si një sulm të mundshëm terrorist.

Sipas BBC-së, një person në të njëzetat e tij, sulmoi me thikë në pesë lokacione të ndryshme në qendër të Vetlandës rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme. Oficerët e qëlluan dhe e plagosën atë.

Ndërsa fillimisht po hetohej si vrasje në tentativë, incidenti tani po përshkruhet si një “krim i mundshëm terrorist”, megjithëse është e paqartë se cilat mund të ishin motivet e incidentit.

Autori i dyshuar është transportuar në spital dhe po trajtohet për dëmtimet e tij.

Kryeministri Stefan Löfven tha se “dhuna e tmerrshme” ishte një kujtesë se “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”.

Pas sulmit, Administrata Suedeze e Transportit ka pezulluar lëvizjen e trenave në zonë.

Policia ka thënë se situata është nën kontroll dhe ata nuk besojnë se ndonjë autor tjetër është përfshirë në incident.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *