Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet karroca e lashtë luksoze në Pompei, e krahasueshme me një “Lamborghini” sot (Fotot)


Një grup arkeologësh janë shfaqur të mahnitur pas zbulimit në Pompei të një karroce të ruajtur në mënyrë të përsosur si kurrë më parë. Zbulimi i jashtëzakonshëm është përshkruar nga një ekspert në botën antike si i njëjtë me zbulimin e një makine sportive të epokës romake.

“Karroca e gjetur është njësoj si të gjesh një automjet Lamborghini shekuj me vonë, me të njëjtën rëndësi që makina luksoze ka për ne sot.” – tha Eric Poehler, një profesor klasik në Universitetin e Massachusetts Amherst.

Karroca ka katër rrota hekuri, me krah dhe mbështetëse metalike luksoze dhe një vend të rehatshëm për dy persona, të gjithë të zbukuruar me përbërës hekuri dhe dekorime të bukura bronzi dhe kallaji me nimfa e kupidë.

Karroca arriti të mbijetojë në një gjendje kaq të pacenuar sa ishte ruajtur në një portik që e mbronte atë nga shpërthimi i malit Vesuv, që varrosi Pompein gati 2,000 vjet më parë.

Gjatë shekujve, plaçkitësit dhe grabitësit e varreve ishin tunelizuar nëpër zonë, të vendosur rreth 23 kilometra në juglindje të Napolit, por kishin arritur disi të shmangnin gërmimin në pikën e saktë ku ishte ruajtur ‘makina sportive’.

Që kur u zbulua në 7 Janar, arkeologët kanë ndërmarrë javë të tëra pune në vendin e njohur të Trashëgimisë Botërore të Unescos për të nxjerrë karrocën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *