Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima dhe 843 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 843 raste të tjera të COVID-19, si dhe 11 vdekje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 106.110, ndërsa i vdekjeve në 3.176.

Të dhënat tregojnë se 333 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 94.275 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 537.024 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.519 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.659.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *