Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar.
Policia e Durrësit njofton se aksidenti ndodhi në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit