Në Programin e sotëm për Rindërtimin të PS-së, ministri Arben Ahmetaj të cilit i është geleguar pikërisht kjo detyrë, të merret me menaxhimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit të 2019-ës, thotë se në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të ketë mbetur më asnjë shenjë nga tërmeti.
“Unë ju siguroj sërish se në pranverën e vitit 2022, çdo gjurmë e tërmetit të vitit 2019 e 26 nëntorit fatkeq do të jetë fshirë, Shqipëria do të ketë rilindur në ato zona të reja, në një shkollë të re, në një shtëpi, në një pallat, në një lagje të re modern, të ndërtuar më mirë, më bukur.
E mbi të gjitha do të ketë rilindur te ato zemra, te ato sy, që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit një apartament falas, një shkollë të re për fëmijën, një infrastrukturë të re komunitare për të vazhduar jetën më mirë se sa ishte përpara 26 Nëntorit famëkeq të 2019-ës.”- deklaroi Ahmetaj.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin tha se donacioni në 1.15 miliardë euro që u akordua për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve erdhi si rezultat i besimit të miqve ndërkombëtar te qeveria. E sipas tij është vendosur një herë e mirë një standard i i rindërtimit sipas kritereve, rezistencës ndaj tërmetit sipas parimit building “back beter”.