Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim sot me banorët në njësinë nr.9 në Tiranë.
Ai u tha qytetarëve se nuk vjen me premtime në këto zgjedhje, por me plan pune dhe ai u dha fjalën se do t’i realizojë të gjitha angazhimet e programit të prezantuar deri më tani.
“Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.”– tha Basha.
Ky takim vjen 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat ndihem më afër se kurrë.
Gjatë fjalës së tij, Basha u përmendi qytetarëve një nga një angazhimet që janë pjesë e programit të tij elektoral, si rritjen e pensioneve, uljen e energjisë, rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës, apo për programin e tij për pronat.
Në fund të këtij takimi, Basha u tha qytetarëve se: “Dhe unë ju garantoj një gjë. Që nëqoftëse këto angazhime që marr përpara jush sot nuk i mbaj, unë nuk dal më përpara jush t’ju kërkoj votë.”