Kreu i KQZ-së i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme që të zgjasë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve biometrike për qytetarët që u skadojnë ato deri në datën 25 prill.
Në një postim në Twitter, Celibashi shkruan se kjo shtyrje do shërbejë për të lejuar të gjithë personat më të drejtë vote që të votojnë në zgjedhjet e pas dy muajve.
“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në 25 Prill 2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.” – shkruan Celibashi në Twitter.