Vendosni fjalën kyçe....

Franca dhe Gjermania nuk po arrijnë dot të bindin qytetarët të bëjnë vaksinën anti-covid të AstraZeneca


Franca e Gjermania po hasin vështirësi për të bindur qytetarët respektivë që të bëjnë vaksinën e kompanisë AstraZeneca kundër Covid-19.

Vaksina e zhvilluar nga kompania britaniko-suedeze ka treguar se ka një efikasitet mes 62% dhe 90%, në varësi të dozës dhe afatit kohor midis dy vaksinave që duhen për imunizim.

Pavarësisht suksesit të fundit në sigurimin e disa milionë dozave të vaksinave të koronavirusit, disa vende evropiane ende po luftojnë për të vaksinuar njerëzit me to. Por problemi nuk është logjistika ose mungesa e vaksinave, shumë njerëz në Francë dhe Gjermani thjesht hezitojnë të bëjnë vaksinën e AstraZeneca.

Franca ka siguruar rreth 1.7 milionë vaksina të AstraZeneca por vetëm 273,000 prej tyre janë shpërndarë. Situata nuk është më e mirë në Gjermani, ku 240,000 nga 1,45 milion vaksina AstraZeneca janë bërë deri tani.

Për ta bërë sa më të sigurt procesin janë përfshirë edhe presidenti francez Macron e kancelarja gjermane Merkel dhe vaksina ka marrë miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), megjithatë as kjo nuk i ka bindur qytetarët që ta bëjnë atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *