Vendosni fjalën kyçe....

“Kanë frikë të bëjnë foto me ne, se i heqin nga puna”- Kryemadhi thotë se po i bëhet presion administratës


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë mëngjes ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë Nr.1 në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi maxhorancën se po ushtron shumë presion ndaj punonjësve të administratës, saqë siç shprehet ajo kanë frikë qoftë dhe të bëjnë një foto.

“Kanë frikë të bëjnë foto me ne, se i heqin nga puna, pasi ka presion psikologjik ndaj administratës.”- tha Kryemadhi

Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi renditi si një pikat e forta të LSI-së në planin e saj, krijimin e kushteve për të rinjtë që ata mos të ikin nga vendi.

Sipas Kryemadhit, me qeverinë e re PD-LSI me qeverinë e re do të krijohen hapësira kualifikimi për profesinistët.

 “Revolta e qytetarëve është shumë e madhe. Ndaj ne si LSI do të krijojmë kushte që të rinjtë të mos ikin. Të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët.”- u shpreh Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *