Inxhinierja Luljeta Bozo, ka folur për herë të parë sot si kandidate për deputete, gjatë prezantimit të Programit të Rindërtimit të kryeministrit Edi Rama dhe PArtisë Socialiste.
Sipas kandidates më të re të PS-së, Rindërtimi po ecën mire dhe ka shprehur vlerësimet e saj për këtë proces, që askush sipas saj nuk u la në qiell të hapur, duke bërë madje krahasime dhe me Italinë.
Bozo tha se qytetarët shtëpitë e reja duhet t’i konsiderojnë plotësisht dhurata nga qeveria.
“Ne inxhinierët në përgjithësi flasim shkurt. Do ta kem shumë të shkurtër opinionin tim. Të gjithë u trondihëm, diskutohet se tërmeti është një dukuri e rrezikshme dhe e frikshme, por nga ky tërmet ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë në fushën e ndërtimit por dhe në fusha të tjera. E kam thënë, qeveria e mori shumë shpejt në dorë situatën dhe nuk mbeti njeri pa strehë, pa ushqim dhe qeveria filloi menjëherë punën për mbledhjen e fondeve.
Më vjen mirë që ato që kemi konstatuar difekte, janë realizuar në këtë program të Rindërtimit dhe e filluam në ato zona ku shkatërrimet ishin më të mëdha.”
Në zonat rurale, ku kishte shumë popullsi. Bashkëqytetarët e bashkëfshatarët të kenë mundësi të hynë sa më shpejt. Po të shikojmë si është zhvilluar ekonomia gjatë 2020, bujqësia ka mbajtur një peshë shumë të madhe. Ka dhënë kontribut për eksportet tona.
Është bërë shumë mirë. Por ishin dhe të shpërndara. Janë zbatuar të gjitha rregullat që t’i kemi këto shtëpi me jetëgjatësi sipas kodeve të ndërtimit. Me studimet, firma të specializuara. Faktikisht këta e kanë një dhuratë, të yshtin në një shtëpi të re është dhuratë, jo e rënë nga qielli. I kemi shembujt rreth e rrotull. Kemi Italinë fqinje, njerëzit janë ende në rulota.
Le që kërkojnë njëfare qiraje, kanë zënë një copë toke. Këtu jo vetëm s’paguajnë lekë, iu bënë shtëpitë sipas standardeve. Po ecën mirë. Më vjen shumë mirë që në procesin e Rindërtimit, aty ku janë të grupuara është filluar ndërtimit sipas rregullave, si bota. Me infrastrukturë, vazhdon me shtëpitë, projekte shumë të sakta.
Kështu që ky proces personalisht po ecën shumë noramlisht, ndoshta ka nevojë për të treguar për ata që janë hezitues. Kujtojnë se bëhet menjëherë. Për të bërë një pallat duhet kohë. Teknologjia do kohë për të ngritur objektin. Njerëzit duhen sqaruar, shtëpitë nuk ngrihen me urdhërin e peshkut. Kemi pasur vështirësi me fondet. Në fillimet e veta ky program u bazua mbi buxhetin tonë. Di dhe nga eksperienca, që Europa ka shumë burokraci derisa të alokojë fondet. Njerëzit menduan se përderisa u dhanë lekët, do bëheshin menjëherë.
Mua më duket se po ecën mirë. U vu një vëmendje shumë të veçantë për shkollat. Ka shumë rëndësi. Sipas standardeve më të mira. Kam pasur edhe mbikqyrësa shumë të mirë, them që shumë shpejt këto plagët e tërmetit do riparohen dhe njerëzit duhet të jenë mirënjohës. Është dhuratë e madhe. Jo të gjithë e bëjnë këtë. Duhet të jenë mirënjohës ndaj veprimeve shumë operative e të sakta. Ndoshta duhet të ketë më shumë, se thonë i vodhën fondet. Le të flasin me shifrat. Programi i Rindërtimit duhet të vijojë në një aspekt tjetër. Kemi disa drejtime, për një periudhë 10-20 vjeçare që jo vetëm ngre ekonominë.
Ti ke fuqi për të ecur përpara. Për të marrësh farëra më të mira, teknikë më të mirë. Në këtë drejtim ka punë për të bërë në zonat rurale. Ne jemi shumë të pasur në minerale. Të kemi mundësi sa më shumë për të shfrytëzuar, dhe ka plot aspekte të tjera.”– tha Bozo.