Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohen festimet masive të 7-8 marsit, gjobiten 792 persona për maskën e lëvizjet pas orës 20:00


Qeveria ka ndaluar festimin masiv në mjedise të hapura apo mbyllura të festave të 7-8 Marsit. Në njoftimin e policisë thuhet se shkak për këtë janë masat anti-Covid, për të shmangur përhapjen e virusit.

Po kështu theksohet se policia do paralajmërojë e do kontrollojë, baret e restorantet për të shmangur festimet masive. Vijon ndalimi i grumbullimit të më shumë se 10 personave në tubime të ndryshme elektorale, festive e ceremoni mortore. 24 orët e fundit në mbarë vendin janë ndëshkuar 785 persona me nga 3 mijë lekë të reja për mosmbajtjen e maskës.

Pronari i një lokali është ndëshkuar me 1 milion lekë të reja gjobë pasi sipas policisë është kapur në shkelje të masave anti-covid.

Pesë persona janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke ecur pas orës 20:00 të mbrëmjes. Ndërsa një person në Dibër është gjobitur me 700 mijë lekë të reja pasi ka thyer rregullat e vetëkarantimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *