Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj mes të rinjve në Tiranë: Krahasoni ofertat politike, pala tjetër vetëm merret me propozimet tona


Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj ka zhvilluar këtë paradite, një takim me të rinjtë në Njësinë 8 në Tiranë.

Në temat që u prekën gjatë diskutimit, ishin: masivizimi i sportit dhe ndihma për të rinjtë në përballimin e tarifës universitare, kostove të kredive për strehim si dhe pagesat e punëve të para të të rinjve pa përvojë.

Për ata që votojnë për herë të parë, Rushaj ka një këshillë: “Krahasoni ofertat politike”.

“Ajo çfarë të them është që të krahasosh ofertat politike që kanë dy partitë politike. Çfarë ka propozuar pala tjetër?! Deri tani vetëm është marrë me këto që kemi propozuar ne! Ata kanë në dispozicion një administratë, kanë ministri që teorikisht merret me rininë dhe i keni dëgjuar që të vetmin propozim që kanë është që merren me ne!”-tha Rushaj, pas një pyetje të një të riu.

Një tjetër e re, tha se kishte ndërmend të fillonte një kurs gjermanishteje për t’u larguar  nga vendi dhe i kërkoi Rushajt që t’i jepte asaj një arsye se pse duhet të qëndrojë këtu.

 “Ne do ta fillojmë me gjëra konkrete që janë të prekshme që vitin e parë. Familjet që kanë më pak se sa 640 mijë lekë të ardhura në muaj t’iu subvencionojmë tarifat e studimit për shkollën e lartë. Do të paguajmë 10 mijë bursa në vit për praktikë mbasi mbaron universitetin. Të gjithë të rinjtë që duan të sigurojnë strehimin se gjëja kryesore ju mbasi mbaroni shkollën do doni që të jetoni vetëm. Apo jo?! E keni të pamundur që të merrni kredi se sapo keni mbaruar shkollën, nuk keni garanci për bankat. Por edhe nëqoftëse keni garanci për bankat kosto është shumë e lartë për të marrë një kredi. Atëherë ne kemi premtuar dhe kemi vendosur në program që do të paguajmë interesat e kredisë për strehimin e të rinjve.”- tha Rushaj.

Një tjetër shqetësim që u ngrit nga një i ri ishte se në vendin tonë nuk ka shumë mundësi për ambiente sportive. E Rushaj si ish-basketbollist profesionist i Kombëtares tha se duhen objektiva të qarta për masivizimin e sportit.

 “Kur ti e merr këtë taksë, pse mos të ndërtosh ambiente sportive, Pse mos të ndërtosh në çdo lagje ambiente sportive?!Shikoni Kosovën, shikoni Maqedoninë, shikoni Kroacinë! Çdo lagje ka disa ambiente sportive. Sporti në përgjithësi, masivizimi i sportit dhe kur them për sportin nuk e kam fjalën vetëm për profesionistët, ekipet profesioniste. Për mua sporti është sporti që merren të rinjtë, sporti amator, ai është sporti sepse ai është masivizimi. Kjo pastaj mund të çojë edhe te përmirësimi i cilësisë sportive por e rëndësishme është që ti që ke qejf, shokët dhe shoqet e atyre që kanë qejf të kenë një vend ku të shkojnë të luajnë. Dikush basketboll, dikush volejboll, dikush futboll, kjo është histori tjetër dhe është detyrë e shtetit që t’jua garantojë këtë të mirë.

Ajo çfarë ne kemi në plan është që të mund të ndërmarrim politika që këtë punë ta bëjmë realitet. Që të jem i sinqertë me ty kjo kjo nuk është diçka që realizohet as muajin e parë, as vitin e parë! Por e rëndësishme është që ta kesh si objektiv dhe të vendosësh objektiva! Dhe këtë do ta bëjmë! Patjetër!”, u shpreh Rushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *