Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e fortë e Metës: Drejtësia të hetojë shpejt e me efikasitet të gjitha krimet zgjedhore


Presidenti Meta ka përsëritur sot kërkesën drejtuar qeverisë për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit të qytetarëve që u skadojnë para 25 prillit.

Në një konferencë nga Presidenca, kreu i shtetit u ka kërkuar me forcë institucioneve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë të shpejtë, efikase të krimeve zgjedhore në vend.

“Duke vlerësuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve, edhe si kryekusht për të ecur me një ritëm tjetër drejt çeljes së negociatave, dje pata një takim me shoqërinë civile, ku u evidentua si problematike skandimin e kartave të ID. Ndaj i bëj thirrje Ekzekutivit dhe Kuvendit të marrin menjëherë masa për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021. Nevojë e funksionit të shpejtë, efikase, me zero tolerancë, të organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore. Njëkohësisht u theksua rëndësia e miratimit sa më shpejt të fletës së votimit dhe një fushate aktive të edukimit të zgjedhësve. Sot jemi 50 ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe zgjedhësit nuk janë edukuar ende sa i takon votës preferenciale.” – tha ndër të tjera Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *